E enjte, 27 Shkurt, 2025

LAJMI I FUNDIT: SBASHK-u mblidhet nesër, kjo është arsyeja

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka ndërprerë kontratën kolektive me SBASHK-un, e cila ishte nënshkruar më 22 janar të vitit 2021.

Në letrën e MASHTI-t dërguar SBASHK-ut thuhet se kontrata kolektive është shkëputur njëanshëm “bazuar në kornizën ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës, e për shkak të mungesës së bazës ligjore, shpërputhjes me dispozitat e rendit publik dhe mungesës së legjitimitetit të palës nënshkruese”.

- Advertisement -

Lidhur me këtë çështje, Vjollca Shala nënkryetare e SBASHK-ut ka deklaruar se nëse ky veprim i MASHTI-it është i njëanshëm atëherë është i paligjshëm.

“Nuk kemi qenë të informuar për shkëputjen e kontratës kolektive. Nëse është shkëputur njëanshëm kontrata kolektive vetëm nga ana e MASHTI-t, atëherë ajo është e paligjshme ngase në kontratën kolektive shpjegohet procedura për shkëputje të kontratës. Kjo nuk i kontribuon aspak dialogut social në mes të SBASHK-ut dhe MASHTI-t”, tha ajo.

Shala njoftoi se për këtë çështje SBASHK-u do të mblidhet nesër dhe do të shohin “ecurinë e mëtutjeshme”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Florije Zogu zgjedhet mësimdhënësja e vitit në gjimnazin “Ahmet Gashi”

Florije Zogu nga Këshilli i Arsimtarëve është zgjedhu “Mësimdhënësja e vitit” në gjimnazin "Ahmet...

Para 128 vjetëve, u botua Abetarja e parë në gjuhën shqipe

Që në fillimet e lëvizjes për çlirim nga Turqia, çështja e alfabetit doli në...

Publikohet lista e Universiteteve më prestigjioze në botë, dominim tërësor amerikan në Top 30

Universitetet amerikane janë më të mirat dhe më prestigjiozet në botë. E thotë renditja e...

Albiona Shkodra, mësuese e përkushtuar që krijon një atmosferë të këndshme dhe bashkëpunuese

Albiona Shkodra, e lindur më 13.09.1975, ka filluar punën e saj më 01.04.2016 në...