E premte, 20 Shtator, 2024

LAJMI I FUNDIT: SBASHK-u mban konferencë në ora 16:00

- Advertisement1-

Ministri i financave, Hekuran Murati la të kuptohet se s’do të ketë paga të muajit shtator për mësimdhënësit grevistë, ndërsa ministrja e arsimit në një ese të botuar për Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit nuk e tha asnjë fjalë për pagat.

Në anën tjetër SBAShK-u ka paralajmëruar se presin në ora 16:00 që t’u procedohen pagat në ç’kohë edhe kanë caktuar mbledhje.

- Advertisement -

Reshit Kukaj i ka thënë portalit të lajmeve Telegrafi se në rast të mosprocedimit të pagave për mësimdhënësit grevistë “në takimin e anëtarësisë diskutojmë me udhëheqësit sindikalë se si do të veprojmë tutje”.

Ministri Murati ka thënë se “do të veprohet në bazë të ligjit” në lidhje me pagesat e grevistëve, ndonëse edhe administrata ka grevuar bashkë me mësimdhënësit, por vetëm këta të fundit nuk kanë pranuar pagën mujore.

Opozita e ka denoncuar si të padrejtë dhe të pandërgjegjshme mosprocedimit e pagave për mësimdhënësit, si dhe e kanë quajtur zbatim selektiv të ligjit, e cila sipas tyre, është ndëshim i mësimdhënësve.

Kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se në rast të mosprocedimit të pagave, mund të kthehen sërish në grevë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk mund të ketë paga për punën që nuk bëhet, derisa është thirrur në Ligjin për Greva.

Palët thirren në dy ligje të cilat i kundërvihen njëra-tjetrës, ku njëra thotë se punëdhënësi nuk i detyrohet pagë grevistëve, tjetra thotë se punëdhënësi nuk mund t’i vendos ndëshkime materiale grevistit.

- Advertisement -rrrrrrr

Çështja e leximit dhe interpretimit të ligjit është bërë mollë sherri mas palëve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më parë kishte mbështetur të njëtjën sindikatë të arsimit, ndërsa kohëve të fundit i ka quajtur sindikata të PAN-it, duke iu referuar koalicionit të vitit 2017-2019 të qeverisë Haradinaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...