E hënë, 24 Shkurt, 2025

LAJMI I FUNDIT: Rriten për 6% pagat e mësuesve

- Advertisement1-

Nga rritja e pagës përfitojnë 36700 punonjës mësimor, mes të cilëve për herë të parë edhe punonjësit psiko-socialë dhe punonjësit e sigurisë. Do të përfitojnë edhe punonjësit e arsimit profesional, arsimit parashkollor, qendrave kulturore të fëmijëve dhe konvikteve.

Në mbledhjen e qeverisë sot u finalizua angazhimi i ndërmarrë që në fund të vitit të kaluar kur u miratua buxheti për vitin 2022, për rritjen me 6% të pagave të të gjithë punonjësve të sistem arsimor parauniversitar.

- Advertisement -

Vendimi u bë i ditur nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, e cila theksoi se nga ky vendim përfitojnë 36700 punonjës mësimor, mes të cilëve për herë të parë edhe punonjësit psiko-socialë dhe punonjësit e sigurisë. Do të përfitojnë edhe punonjësit e arsimit profesional, arsimit parashkollor, qendrave kulturore të fëmijëve dhe konvikteve.

Nga miratimi i këtij vendimi përfitojnë rreth 30200 mësues, rreth 790 punonjës psikologë, punonjës socialë dhe oficerë sigurie, rreth 1300 punonjës të arsimit profesional në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe rreth 4410 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, qendrave kulturore të fëmijëve dhe të konvikteve shkollore, në varësi të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Ministrja nënvizoi se vlerësimi për mësuesit nuk bëhet vetëm nëpërmjet rritjes së pagës por vlerësimi i mësuesve me dinjitet me meritokraci është edhe nëpërmjet shumë reformave të tjera të ndërmarra duke filluar që nga Portali “Mësues për Shqipërinë”, kualifikimi trajnimi rritja profesionale dhe përmirësimi i kushteve të punës të reja në infrastrukturë, në pajisje laboratorike, etj.

Përveç sa më sipër, në këtë vendim përfshihet edhe rritja e vlerës së pagesës orare për orët që japin mësuesit mbi normën mësimore të miratuar me dispozitë, mesatarisht 10%.

© Portali Shkollor

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...