E shtunë, 18 Janar, 2025

LAJMI I FUNDIT: Rrahman Jasharaj takohet me zv.ministrin Pupovci – flasin për grevën

- Advertisement1-

SBASHK-u në takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, por edhe në takimin e Kryesisë ekzekutive të BSPK-së ka analizuar rrjedhën e protestës së 20 majit.

Në takim ishte vlerësim i përbashkët se ky veprim sindikal ka shënuar pjesëmarrje të madhe të sindikalistëve e veçmas të anëtarësisë së SBASHK-ut dhe se ata meritojnë respekt të lartë për qëndrimin e dinjitetshëm gjatë marshimit dhe gjatë gjithë kohës sa ka zgjatur protesta.

- Advertisement -

Në takimin e SBASHK-ut me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve dhe në takimin e Kryesisë ekzekutive të BSPK-së, duke debatuar për hapat e radhës, u vendos unanimisht që të respektohet detyrimi dhe obligimi nga Ligji mbi grevat që para se të shkohet në grevën e përgjithshme të aktivizohet ndërmjetësuesi ligjor për të ndërmjetësuar në nisjen e dialogut mes BSPK-së dhe Qeverisë për arritjen e marrëveshjes së pranueshme, thuhet në komunikatë.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me përfaqësues të tjerë të SBASHK-ut dje janë takuar me zëvendësministrin Dukagjin Pupovci dhe anëtarë të kabinetit të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, për të biseduar mbi gjetjen e zgjidhjes së kërkesave të punëtorëve të arsimit pa pasur nevojë për veprime të tjera sindikale.

Të dy palët janë pajtuar që ta mbajnë të informuar njëra-tjetrën për çdo angazhime situatë të krijuar.

Po ashtu përfaqësuesit e SBASHK-ut në kuadër të delegacionit të BSPK-së sot janë takuar me 6 deputetë të Vetëvendosjes, ku janë shprehur shqetësimet dhe kërkesat për dialog.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë deklaruar se do të angazhohen që të vazhdojnë takimet e dialogu me deputetët, komisionet parlamentare, por edhe me Qeverinë me qëllim që të gjendet një zgjidhje e pranueshme të kërkesave brenda mundësive buxhetore.

“Urojmë që dialogu i nisur të vazhdojë dhe të arrihen marrëveshje të pranueshme”, përfundon komunikata.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndryshe, në protestën e 20 majit, BSPK ka renditur një varg kërkesash ndaj Qeverisë, si miratimin e Projektligjit për paga dhe shtesat prej 100 eurove për punëtorët e sektorit publik, si dhe nisjen e dialogut social. Kërkesa të ngjashme paraqitën edhe sindikatat e tjera të BSPK-së.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...