LAJMI I FUNDIT: Rrahman Jasharaj mbërrin te Qeveria, gati takimi me Kurtin

- Advertisement -

Krerët e SBASHK-ut, në krye me Rrahman Jasharajn, kanë shkuar tashmë pranë Qeverisë së Kosovës, për takimin e paralajmëruar të drejtoreshës së përgjithshme të Unionit të Sindikatave të Arsimit në Europë, Susan Flock.

- paragrafi 1 -

Me kërkesë të kësaj të fundit, të gjithë pritet të mbajnë një takim me kryeministrin Albin Kurtin.

- Advertisement -

Për shkak të situatës së krijuar në sektorin e Arsimit, në Kosovë ka ardhur për vizitë Sussan Flocky, drejtoreshë e Unionit të Sindikatave Europiane të Arsimit.

Kjo pas një kërkese që ajo i ka bërë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që të ndërmjetësojë për realizimin e kërkesave të BSPK-së.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës Ymer Ymeri, i cili tha se ajo veçse është në pritje të përgjigjies së kryeministrit kosovar.

- Advertisement -

”Ka bërë kërkesë për takim. Është në pritje të përgjigjies nga kryeministri. Ne jemi anëtarë në Unionin e Sindikatave Europiane të Arsimit, dhe vjen si zyrtare për t’u interesuar me i realizu kërkesat”, është shprehur Ymeri.