E enjte, 10 Tetor, 2024

LAJMI I FUNDIT: Rrahman Jasharaj flet për Ligjin e Pagave

- Advertisement1-

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur tryezë diskutimi me temën “Projektligji i Buxhetit të Kosovës për vitin 2023, Ligji i Pagave”, me sindikatat e sektorit publik në Kosovë.

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur tryezë diskutimi me temën “Projektligji i Buxhetit të Kosovës për vitin 2023, Ligji i Pagave”, me sindikatat e sektorit publik në Kosovë.

- Advertisement -

Në këtë diskutim, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, është shprehur skeptik se Ligji i pagave do të hyjë në fuqi në vitin 2023.

“Në nëntor ishim takuar me ministrin e brendshëm, Xhelal Sveçla, dhe na kishte kërkuar një qetësi dhe duke na premtuar se në mars do të ishim të kyçur drejtpërdrejt në hartimin e Ligjit të Pagave, duke i marr për bazë ato që i ofronim ne dhe na thanë se në fund të marsit do të jetë para deputetëve. Por çfarë ndodhi, në mars nuk kishim asnjë qasje në këtë ligj dhe duke e parë se çmimet po rriteshin dhe e kërkuam atë që tashmë dihet”, është shprehur Jasharaj.

Ndërsa kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Administratës, Ali Gashi, ka folur për Projektligjin për zyrtarët publikë, duke thënë se nëse ai hyn në fuqi, atëherë administrata do të jetë e politizuar.

“Nuk ka pasur transparencë nga Qeveria e Kosovës. Ky është një mashtrim i radhës dhe tendenca e politikës është për ta prishur strukturën organizative të shërbyesve civilë … realisht do të kemi administratë të kapur dhe politike”, është shprehur Gashi.

Deputetët e AAK-së në këtë diskutim kanë shprehur shqetësimet për mospërfshirjen e Ligjit të pagave në Projektligjin për buxhetin e vitit 2023.

- Advertisement -rrrrrrr

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka theksuar se Qeveria po manipulon me Ligjin e Pagave.

“Na brengos fakti që ka një tendencë me manipuluar me këtë çështje dhe ne si Grup Parlamentar e kemi trajtuar në detaje këtë temë”, është shprehur Tahiri.

AAK-ja të martën ka bërë të ditur se do të propozojë një amandament për Projektligjin për buxhetin e vitit 2023, me të cilin do të kërkojnë që pagat në sektorin publik të rriten për 30%. Në këtë rritje sipas tyre nuk do të përfshihen të emëruarit politikë dhe deputetët. /EO

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ekipi Darn nga Kosova shpërblehet për idenë më inovatore në rajon

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) të enjten organizoi në Tiranë finalen dhe ceremoninë e...

Reina dhe Rubina Krasniqi, dy nxënëset nga Prishtina zënë vendet e para në garën e karatesë në Strugë

Reina dhe Rubina Krasniqi, dy nxënëset e shkëlqyera të shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë...

Vdes mësimdhënësi Hajrun Kalisi – 35-vjet ishte në shërbim të arsimit

Ka vdekur mësimdhënësi Hajrun Kalisi nga Hani i Elezit. Ai 35-vjet ishte në shërbim...

Vdes njëri ndër mësimdhënësit e parë në Drenicë, Istref Haxhiu

Ka vdekur, veterani i arsimit, Istref Haxhiu nga fshati Poklek i Vjetër i Drenasit. Istref...