E hënë, 25 Nëntor, 2024

LAJMI I FUNDIT: Qeveria në luftë me grevistët, nuk i proceson krejt pagat

- Advertisement1-

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot ka thënë se ekzekutimi i pagave për grevistët është bërë pjesërisht.

Ai në një konferencë për media ka thënë se “greva e deklaruar nga SBASHK-u dhe BSPK në fund të muajit gusht, pra nga data 25, ka krijuar nevojën që të riprocesohen edhe llogaritjet edhe për ato organizata buxhetore që ndikohen nga greva e shpallur”.

- Advertisement -

“Sa i përket ekzekutimit të pagave, sot është bërë vetëm pjesërisht, pra vetëm një pjesë e organizatave buxhetore është arritur të bëhet ekzekutimi i pagave, për shkak siç e dini procesimi dhe përgatitja e llogaritjes së listës së pagave merr kohe dhe zakonisht ky proces fillon në mes të muajit, kur organizatat buxhetore i dorëzojnë listat e personelit që duhet paguar dhe pastaj kjo procesohet dhe bëhen llogaritjet e nevojshme që të dërgohen në Bankën Qendrore dhe në llogaritë bankare të përfituesve. Mirëpo siç e dini, greva e deklaruar nga SBASHK-u dhe BSPK në fund të muajit gusht, pra nga data 25, ka krijuar nevojën që të riprocesohen edhe llogaritjet edhe për ato organizata buxhetore që ndikohen nga greva e shpallur dhe marrë parasysh që sipas nenit 18 paragrafi 1 detyrimi i punëdhënësit për të paguar punëtorin gjatë kohës sa është në grevë pezullohet andaj ne kemi bërë kërkesë nga organizatat buxhetore që të përditësojnë listat e tyre, ashtu që të respektohet ligji. Meqenëse përditësimi i listave të pagave nuk ka arritur të bëhet me kohë nga këto organizata, ka qenë e pamundur që të procesohet me pagat e tyre në ditën e sotme. Pra janë procesuar vetëm ato organizata buxhetore që kanë arritur të kompletojnë listat e pagave të përditësuara, pra bëhet fjalë që për shkak të vonesave dhe mosarritjes të bëhen me kohë këto nga organizata buxhetore, konkretisht nga komunat dhe disa tjera në nivelin qendror, nuk ka arritur të procesohet lista e pagave. Sa i përket listave, se po i kërkojmë listat e grevistat, ne cka kemi kërku është që të na paraqiten ata që janë duke punuar, gjë që është e nevojshme dhe parashihet me të gjitha ligjet në fuqi, pra kush është në vendin e punës duhet të lajmërohet”, tha Murati në konferencë.

Ai tha se në Thesar janë 25 mijë e 78 persona që janë të deklaruar si anëtarë të SBASHK-ut.

“Nuk është kërku listë e grevistëve, sepse listën e personave që janë anëtarë të SBASHK-ut ne tashmë e kemi. Në Thesar janë 25 mijë e 78 persona që janë të deklaruar si anëtarë të SBASHK-ut, për të cilët Thesari e bën ndalesën e kontributeve të anëtarësisë në pagë dhe këto mjete i transferon në llogarinë e SBASHK-ut. Pra lista e anëtarësisë së SBASHK-ut është në Thesar dhe nëse nisemi nga deklaratat e SBASHK që kanë thënë që gjithë anëtarësia jonë janë në grevë, atëherë do duhej që me një zbritje uniforme të ndikoheshin të gjithë ata dhe t’i zbritej shuma për të cilën nuk janë paraqitur në punë, që do ti binte në vlerë prej 90 euro.”

“Në anën tjetër çdo person që ka qenë në grevë dhe vazhdon të jetë në grevë do të trajtohet sipas paragrafit 1 të nënit 18 të ligjit për grevën, i cili parasheh që të pezullohet obligimi i dyanshëm, në njërën anë punëtori ska obligim ta respektojë kontratën dhe në anën tjetër për punëdhënësin pezullohet obligimi i pagesës.”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha nga Fushë Kosova

Është pensionuar mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha, nga shkolla "Zejnel Salihu" në Bardh të Madh, shkruan...

Pensionohet profesoresha Sadete Hajrizi nga Mitrovica

Njëra nga profesoreshat më të dalluara të gjimnazit të Mitrovicës është Sadete Hajrizi, që...

Vdes profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj

Ka vdekur profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj. Njoftimin e ka dhënë gjimnazi "Kuvendi i...

SBASHK njofton nisjen e veprimeve sindikale: Protestojmë më 4 dhjetor – s’e përjashtojmë grevën

SBASHK ka njoftuar se kanë nisur me veprime sindikale, duke paralajmëruar protestë për 4...