E martë, 26 Nëntor, 2024

Projektligji për paga procedohet në Qeveri

- Advertisement1-

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka proceduar për konsultime Projektligjin për Pagat. Sipas ministrit Xhelal Sveçla, ky projektligj është nisur për në qeveri pas një pune dinamike për disa muaj. 

Pas më shume se dy viteve, Projektligji për Paga është proceduar për në qeveri.

- Advertisement -

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ky projektligj ka për qëllim përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave

“Projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës. Projektligji, përmes sistemit të pagave që synon të krijojë, do të rregullojë edhe mënyrën dhe kushtet e pagesës. Ky projektligj ngre sistemin e pagave mbi parime të afirmuara nga praktikat më të mira të kësaj fushe edhe ndërkombëtarisht. Projektligji patjetër që reflekton edhe situatën aktuale të vendit dhe praktikën gjyqësore duke ofruar siguri juridike për parimet bazë të aplikuara”, ka shkruar Sveçla.

E në hartimin e këtij projektligji, Ministria e Punëve të Brendshme nuk është konsultuar më Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, përkundër se kishte premtime dhe si i tillë akoma nuk iu është dorëzuar.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

PREMTIMI: Rritje e pagave 200 euro që në javë të parë, mësim tërëditor e 80 çerdhe

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur sot në Vushtrri, programin e kësaj partie...

Në prag të 28 Nëntorit, LIRI iu dërgon dhurata nxënësve të klasës së parë në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Pensionohet profesori Enver Veliu nga Rahoveci

Është pensionuar profesori Enver Veliu nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i DKA në Rahovec: Sot, 25...

Pensionohet mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha nga Fushë Kosova

Është pensionuar mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha, nga shkolla "Zejnel Salihu" në Bardh të Madh, shkruan...