- Advertisement1-
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektorike të martën mbrëma ka njoftuar se janë ndarë mjetet prej 100 euro për studentët, shkruan Albanian Kids Education.
“Kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarje të mjeteve buxhetore prej 7 milionë euro për zbatimin e pikës 1.4 dhe 1.6 të Vendimit Nr. 31/99 të datës 30.09.2022, përkatësisht për pagesat e njëhershme për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe pagesat e njëhershme për studentët, dhe për zbatimin e Masës 2.1 – Subvencionimi i kredive investive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.