LAJMI I FUNDIT: Premtohet rritje e pagës për 50% për mësimdhënësit

- Advertisement -

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur sot grupin e ekspertëve në leminë e arsimit, ku diskutuan për disa nga prioritetet që pritet të përfshihen në programin zgjedhor të kësaj partie.

- paragrafi 1 -

Pas këtij takimi, AAK-ja doli me 14 zotime në fushën e arsimit, ku tha se në programin zgjedhor të tyre do të përfshihet rritja e pagës për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50 për qind.

- Advertisement -

Po ashtu, AAK-ja premtoi se do të ketë rritje të buxhetit për arsim në 6 për qind të GDP-së, e po ashtu edhe përmirësim të infrastrukturës fizike, duke u përshtatur me kriteret bashkëkohore.

Më poshtë gjeni të gjitha prioritetet e AAK-së në leminë e arsimit që pritet të përfshihen në programin zgjedhor 2025-2028:

Sfidat në sistemin arsimor të Kosovës e determinojnë një reformë thelbësore te këtij sektori;

- Advertisement -

Rritja e buxhetit për Arsim në 6% të GDP-së;

Përmirësimi i infrastrukturës fizike duke u përshtatur me kriteret bashkëkohore;

Trajtimi në mënyrë të barabartë të universiteteve publike dhe private përmes monitorimit të performancës

Profilizimi i institucioneve të arsimit të lartë dhe pavarësimi financiar i tyre;

Tekste falas për arsimin parauniversitar;

Arsimi gjithëpërfshirës dhe garantimi i kuadrit profesional për fëmijët me nevoja të veçanta;

Rregullimi me ligj i arsimit plotësues në diasporë;

Negocim i kontratës së re kolektive me sindikatat e arsimit dhe palët tjera të interesit;

Trajnimet e vazhdueshme falas për të gjithë mësimdhënësit;

Certifikimi dhe akreditimi i instituteve shkencore dhe krijimi i mundësisë për gjenerimin e të hyrave vetanake

Mbështetje të programeve për arsimin profesional sipas nevojave të tregut.