Lajmi i fundit për Projektligjin për zyrtarët publikë

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka thënë se janë në fazën përfundimtare të finalizimit të Projektligjit për zyrtarët publikë.

- paragrafi 1 -

Sveçla para deputetëve të Kosovës, ku sot është thirrur në interpelancë për këtë çështje, tha se ekzekutivi përmes ndryshimeve do të adresojë problemet që janë gjetur nga Gjykata Kushtetuese.

- Advertisement -

“Si Ministri bartëse për hartimin e këtij ligji që një kohë jemi duke punuar për të hartuar dhe miratuar një ligj i cili është në harmoni me të gjeturat e Gjykatës Kushtetuese, që adreson problemet e hasura në zbatim dhe që njëkohësisht përkon me parimet dhe prioritetet Qeverisë. Në këtë drejtim, Ministria e Punëve të Brendshme është në fazën përfundimtare të finalizimit të ligjit të cilin presim shpejt ta procedojmë në procedurat e konsultimeve”, ka deklaruar Sveçla.