E shtunë, 21 Shtator, 2024

LAJMI I FUNDIT për Projektligjin e pagave

- Advertisement1-

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se projektligji për Pagat në Sektorin Publik dhe projektligji për Zyrtarët Publikë që nga nesër do të jetë në konsultim publik.

Sveçla ka thënë se presin kontributin nga të gjitha palët e interesit. Ai ka theksuar se grupi punues për këto projektligje ka pasur sfida për shkak të sistemit që është punuar deri më tani.

- Advertisement -

“Puna për 2 vite të administratës publike po hynë në fazë të re. Gjatë konsultimeve paraprake, grupet punuese analizuan vërejtjet dhe sugjerimet të cilat tashmë janë adresuar. I gjithë ky proces ka qenë i udhëhequr nga parimet e ligjshmërisë, transparencës, para shikueshmërisë dhe mos diskriminimin. Grupi punues ka pasur sfida sepse sistemi mbi të cilin është punuar deri tani ka qenë i ndërtuat në bazë të paarsyeshmërisë. Nga nesër në mëngjes të dy projektligjet do të jenë në konsultim publik, ne si ministri presim kontributin, të të gjitha palëve të interesit” – tha ai në konferencën për media pas mbledhjEs së Qeverisë së Kosovës.

Projektligjet do të kalojnë procedurat e konsultimeve paraprake dhe publike si dhe pas miratimit në Qeveri e Kuvend do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte shpallur të pavlefshëm Ligjin paraprak për pagat në sektorin publik.

Sipas vendimit të Gjykatës, ligji nuk ishte në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës dhe shkaktonte “çrregullim të ndarjes së pushteteve në disfavor të gjyqësorit dhe institucioneve të pavarura”.

Ligji për zyrtarët publikë pati hyrë në fuqi më 12 shtator të vitit 2019, por me 19 nëntor 2019, Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....