E hënë, 25 Nëntor, 2024

LAJMI I FUNDIT për Ligjin e pagave – paralajmërohen veprime

- Advertisement1-

Edhe pas dy muajve që kur është vendosur vlera e koeficientit prej 105 euro, pakënaqësitë nuk janë ndalur.

Edhe vet mësimdhënësit janë shprehur për Albanian Education se janë tërësisht të pakënaqur pasi ka përfituar rritje vec 50 euro dhe se kanë pritur më shumë.

- Advertisement -

Përkundër pakënaqësisë së mësimdhënësve, SBASHK-u ka pranuar rritjen dhe Ligjin e ri të pagave duke thënë se nuk do të reagojnë.

Megjithatë disa sindikata tjera kanë vendosur ta kundërshtojnë përmes protestave.

Sindikata e QKUK-së sërish ka shprehur pakënaqësi për koeficientin ku kanë vendosur të mbajnë të mërkurën protestë.

Kështu ka bërë të ditur anëtari i Kuvendit tek Oda e Infermierëve të Kosovës, Enlirat Duraku.

Ai tha se infermierët janë të shqetësuar edhe për heqjen e shtesave për shujtë, rrezikshmëri dhe stazh të punës.

Duraku tha se nëse institucionet nuk e marrin për bazë këtë protestë, infermierët do të hynë në grevë.

- Advertisement -rrrrrrr

Krejt këtë situatë, të krijuar nga vlera e koeficientit, Duraku e ka quajtur diskriminuese.

“Të mërkurën prej orës 10:00 do të filloj protesta për pakënaqësitë që i kemi. Pas kësaj proteste do të presim a do të ketë ndonjë reflektim nga institucionet, nëse nuk ka do të hymë menjëherë në grevë. Asnjë infermierë nuk është ndarë i kënaqur me koeficientin kur rrezikshmëria nuk po paguhet pagesa e shujtës është larguar as gjatë fundjavave nuk paguhen infermierët dhe krejt kjo është e turpshme dhe diskriminuese”, u shpreh Duraku.

Kjo grevë e infermierëve nuk po delë të jetë e vetmja në kryeqytet.

Së shpejti mund të ketë grevë edhe në institucionin e policisë.

Kështu ka paralajmëruar për Front Online kreu i Sindikatës së Policëve, Imer Zeqiri.

Zeqiri tha se nëse Qeveria nuk merr vendim në muajin prill për shtesat, do të mendojmë për grevë.

Ai thotë për Front Online se kjo sindikatë ka shpresë që Qeveria ka marr ndonjë vendim lidhur me këtë çështje.

“Ne si sindikatë kemi informacion që Qeveria ka marr vendim që në muajin prill me i paguar shtesat që nuk janë paguar për muajin shkurt dhe mars për policët në rrezikshmëri dhe stafin civil që janë në kuadër të policisë. Nëse nuk merret ky vendim ne do të veprojmë ndryshe me ndonjë aktivitet-grevë, çfarëdo që kërkojnë policët do të veprojmë”, u shpreh Zeqiri.

Mjeku specialist e ka koeficientin 12, mjeku në specializim 8, mjeku i përgjithshëm, stomatologu dhe farmacist e kanë koeficientin 7.4.

Ndërsa infermierët, varësisht nga niveli, e kanë koeficientin prej 5.1 deri në 5.6.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

10 mënyra për t’i kryer detyrat tuaja të shtëpisë më shpejt

Detyrat e shtëpisë mund të jenë të bezdisshme dhe të marrin shumë kohë, ndërsa...

Nxënësja Elmedina Dajaku i kushton këngë heroit Halil Geci në përvjetorin e rënies së tij

Në një akt të ndjerë përkujtimi, nxënësja Elmedina Dajaku ka interpretuar një këngë të...

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Luisi djali 14-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur...

Kolektivi i shkollës “Jorgji Dilo” nga Elbasani viziton shkollën “Asdreni” në Pejë

Shkolla "Asdreni" në Pejë ka njoftuar se kanë pasur për vizitën kolektivin e shkollës...