E diel, 24 Nëntor, 2024

LAJMI I FUNDIT për GREVËN në arsim

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës i ka dhënë një javë afat Qeverisë së Kosovës për plotësimin e kërkesave të tyre, në të kundërtën ka paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve sindikale.

Ndonëse SBASHK-u kishte paralajmëruar fillimin e grevës nga data 20 prill, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

- Advertisement -

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha për KosovaPress se Qeveria ka kohë një javë për t’i plotësuar kërkesat, në të kundërtën sindikatat do të insistojnë që të vazhdojnë me angazhime të përbashkëta.

Jashari shtoi se kryeministri Albin Kurti ka dëgjuar kërkesat e tyre dhe do të zhvillojë konsultime me ministrat e kabinetit qeverisës.

“Takimi që është mbajtur me kryeministrin është vlerësuar si një takim shpresëdhënës. Kryeministri ka dëgjuar me kujdes të gjitha kërkesat tona që unë jam i sigurt që edhe i ka ditur, dhe është shprehur i gatshëm që të vazhdojë me dialogun. Ai u ka thënë përfaqësuesve tanë se i duhet pak kohë që të konsultohet me ministrat e tij ngase kërkesat tona nuk janë të gjitha të adresuara në një ministri, por në ministri të ndryshme”, tha Jasharaj.

Kreu i SBASHK-ut ka treguar se kërkesë e tyre është vazhdimi i ndarjes së shumës shtesë prej 100 eurove edhe pas muajit prill, si dhe përfshirja e sindikatave në dialogun mbi Ligjin për pagat.

“Përfaqësuesit tonë kanë insistuar në dy kërkesa që janë kyçe, kanë insistuar që 100 euro si kërkesë e jona të vazhdojë në muajt e ardhshëm derisa nuk bëhet Ligji i pagave në bashkëpunim me sindikata. Tjetra kërkesë është përfshirja e sindikatës në dialogun e barabartë mbi Ligjin e pagave dhe të dëgjohet e të merret parasysh, e të hyjë brenda versionit final të këtij ligji”, tha Jasharaj.

Jasharaj tha se pas një jave do të dihet nëse Qeveria do t’i marrë seriozisht kërkesat e tyre, në të kundërtën do të ndërmerren veprime sindikale.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Luisi djali 14-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur...

Kolektivi i shkollës “Jorgji Dilo” nga Elbasani viziton shkollën “Asdreni” në Pejë

Shkolla "Asdreni" në Pejë ka njoftuar se kanë pasur për vizitën kolektivin e shkollës...

Edukimi seksual vlerësohet i domosdoshëm për shëndetin emocional e fizik të nxënësve

Për fuqizimin e mirëqenies, shëndetit dhe dinjitetit të tyre, nxënësit vlerësojnë se edukimi seksual...

Në Mitrovicë u mbajt testi për një grup të mësimdhënësve që e përfunduan trajnimin

SBASHK organizoi testin për një grup të mësimdhënësve nga qyteti i Mitrovicës, të cilët...