LAJMI I FUNDIT: Nisin të dalin 100 eurot për studentët

- Advertisement5 -

Është bërë pagesa e parë për studentët. Njoftimin e ka dhënë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

- paragrafi 1 -

Postimi i tij në Facebook:

- Advertisement -

Sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Janë gjithsej 49,623 studentë përfitues të të gjitha drejtimeve e institucioneve arsimore, publike e private që janë procesuar me grupin e parë.

Pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohen dhe procesohen me grupin e dytë në ditët në vijim.

- Advertisement -

Me qeverinë tonë, studentët çdoherë do të kenë mbështetjen e shtetit.