E enjte, 27 Shkurt, 2025

LAJMI I FUNDIT: Mundësia e ndërprerjes së grevës – flasin nga SBASHK-u

- Advertisement1-

Anëtarësia e SBAShK-ut sot ka filluar votimin nëpër shkolla për të marrë përgjigje a është për apo kundër ndërprerjes së grevës.

Këshilli Grevist njoftoi se propozimi është që mësimi të nisë më 3 tetor e të vazhdojë deri në janar 2023. Propozimin e sindikatës e kanë mirëpritur drejtuesit e institucioneve arsimore.

- Advertisement -

Sindikata e Arsimit dje përmes një komunikate ka bërë me dije se do ta kërkojë mendimin e anëtarësisë për pezullimin e grevës deri në fillim të muajit janar. Për këtë propozim, Skender Gashi nga Këshilli Grevist i SBASHK-ut i ka thënë RTK-së se vendimi për ndërprerjen e grevës varet nga vullneti i anëtarësisë dhe nëse ky propozim refuzohet, greva do të vazhdojë.

“Kemi filluar veprimet sindikale duke komunikuar drejtpërdrejt me kryetarët e niveleve komunale dhe ata komunikojnë me kryetarët e shoqatave sindikale të shkollave që ta marrin mendimin se a e pranojnë pezullimin e grevës deri në fillim të vitit 2023. Kjo mbetet në vullnetin e anëtarësisë së gjerë sindikaliste. Nëse e refuzojnë, Këshilli Grevist i SBAShK-ut do ta respektojë vullnetin e anëtarësisë dhe greva do të vazhdojë”, deklaroi Gashi.

Propozimin e Sindikatës së Arsimit po e mirëpresin edhe përfaqësuesit e institucioneve arsimore. Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë për RTK-në se beson fuqishëm se anëtarësia e SBAShK-ut do ta dëgjojë zërin e udhëheqjes së saj dhe do t’i rikthehet punës në shkolla.

“Unë mendoj se ky është vlerësim jashtëzakonisht pozitiv i cili flet se ka pasur reflektim edhe brenda sindikatës dhe besoj fuqishëm se edhe anëtarësia e SBAShK-ut do ta dëgjojë zërin e udhëheqjes së saj dhe do t’i rikthehet punës në shkolla. Kjo do të mundësonte që të gjitha kërkesat t’i diskutojnë në mënyrë të qetë dhe pa i futur në mes nxënësit”, tha Pupovci.

Në të gjitha shkollat në vend anëtarësia e Sindikatës së Arsimit ka filluar ta shprehë vullnetin përmes votës se a janë për apo kundër ndërprerjes së grevës, ndërsa pas rezultateve kjo sindikatë do të dalë me një qëndrim a do të fillojë apo jo procesi mësimor më 3 tetor.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nerxhivane Gashi, një ndër figurat më të spikatura të stafit akademik të shkollës “Shkëndija” Hajvali

Arsimtarja Nerxhivane Gashi është një ndër figurat më të spikatura të stafit akademik të...

Florije Zogu zgjedhet mësimdhënësja e vitit në gjimnazin “Ahmet Gashi”

Florije Zogu nga Këshilli i Arsimtarëve është zgjedhu “Mësimdhënësja e vitit” në gjimnazin "Ahmet...

Para 128 vjetëve, u botua Abetarja e parë në gjuhën shqipe

Që në fillimet e lëvizjes për çlirim nga Turqia, çështja e alfabetit doli në...

Publikohet lista e Universiteteve më prestigjioze në botë, dominim tërësor amerikan në Top 30

Universitetet amerikane janë më të mirat dhe më prestigjiozet në botë. E thotë renditja e...