E premte, 31 Janar, 2025

Ministrja Nagavci tregon kur do të lansohet platforma për rimbursim të parave për librat e nxënësve

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit është e ftuara e emisionit “RTK Prime” për të folur rreth opsionit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shpërndarjen e librave shkollor nëpërmjet shpërndarjes së mjeteve te prindërit.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se opsioni i blerjes së librave nga ana e prindërve e më pas rimbursimi i mjeteve për ta përmes platformës digjitale “eKosova” është formë e lehtë dhe që nuk sjellë telashe.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se edhe me këtë variant, ministria i kryen detyrat me të cilat është e ngarkuar. Mbi këtë bazë, e para e arsimit në vend, ka thënë se nuk e di pse është bërë temë diskutimi kjo metodë.

“Kemi thënë se po e shqyrtojmë mundësinë që të gjithë prindërit të aplikojnë në eKosova, në një mënyrë shumë të thjeshtë do të listohen nga regjistri civil emri i prindërve, do të selektohet shkolla dhe do të shënohet numri i xhirollogarisë”, ka thënë Nagavci në “RTK Prime”.

Ajo ka theksuar se lansimi i platformës digjitale për rimbursimin e mjeteve për prindërit synohet të bëhet të enjten.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

SBASHK me njoftim të rëndësishëm për mësimdhënësit nga Rahoveci

SBASHK ka publikuar emrat nga Rahoveci për trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie"...

Profesori i UP-së zbulon edhe një insket, e emërton Tinodes lumbardhi

Profesori i Departamentit të Biologjisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës,...

Njoftim i rëndësishëm për nxënësit e klasave të 9-ta

Ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar datat e provimeve për nxënësit e klasave të 9-ta. Njoftimi...

Pensionohet arsimtari Muhamet Ukaj nga Prishtina

Është pensionuar arsimtari Muhamet Ukaj, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i shkollës Ismail Qemali:  Për nder të pensionimit...