E diel, 19 Janar, 2025

Ministrja Nagavci takon koordinatorët e cilësisë në shkolla

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka takuar dje kordinatorët e cilësisë në shkollat e komunës së Gjakovës.

Nagavci ka njoftuar se me ta ka diskutuar bashkë për fushatën dhe zbatimin e politikave kundër dhunës në shkolla, shkruan Albanian Education.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

“Të gjithë së bashku për shkollën miqësore”

Në kuadër të fushatës njëmujore sensibilizuese kundër dhunës në shkolla, takova sot kordinatorët e cilësisë në shkollat e komunës së Gjakovës. Diskutuam bashkë për fushatën dhe zbatimin e politikave kundër dhunës në shkolla.

Faktori më i rëndësishëm në këtë drejtim vazhdojnë të mbesin mësimdhënësit dhe ata që punojnë drejtpërdrejtë me fëmijët andaj, kërkova angazhimin e të gjithëve në mënyrë që të avancohet çështja e sigurisë të fëmijëve.

Takova dhe një grup të nxënësve në shkollën “Këlmend Rizvanolli” me të cilët bashkëbiseduam për format e ndryshme të dhunës, raportimin e tyre, pasojat që sjellë çdo mënyrë e dhunës në zhvillimin e fëmijëve.

Qeveria tashmë ka ndarë buxhetin për rritjen e numrit të psikologëve në shkolla, andaj uroi që komunat ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet duke shpallur konkurset e duke mos pranuar kuadër tjetër për pozitat e lejuara për psikologë.

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...