E hënë, 13 Janar, 2025

LAJMI I FUNDIT: Mblidhet SBASHK-u, a do të ndalet greva?

- Advertisement1-

Përfaqësuesi nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Reshit Kushaj, ka bërë të ditur se sonte nga ora 20:00 ka nisur një takim ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i komisionit për arsim, Ardian Gola.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka shtuar se në këtë takim do të japin përgjigjet e tyre kryetarët e niveleve komunale.

- Advertisement -

“Në orën 20:00 të mbrëmjes do të mbajmë takimin online. Në takim janë të ftuar i gjithë komisioni në krye me Ardian Golën që të jenë të pranishëm dhe t’i dëgjojnë vetë përgjigjet që do t’i japin kryetarët e niveleve komunale duke u bazuar në përgjigjet që kanë marrë”.

Kujtojmë se sot gjatë ditës komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ka zhvilluar një takim ku është diskutuar lidhur me grevën e përgjithshme në arsim me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe Ymer Ymerin nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Pak para përfundimit të takimit, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka propozuar që të zëvendësohet metoda aktuale e grevës me atë të mosdhënies së notave për nxënësit.

“Mund të jetë një mjet i efektshëm si presion sindikal ndaj qeverisë”, ka thënë Gola duke shtuar se kjo nuk nënkupton që të heqin dorë nga kërkesat e tyre.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjuha shqipe në Zvicër, përpjekjet për ruajtjen e identitetit

Në qytetin piktoresk të La Chaux-de-Fonds, në kantonin e Neuchâtel-it, gjuhës shqipe i është...

14-vjeçari nga Kaçaniku mbetet pa shkollim, nëna e tij kërkon ndihmë nga institucionet

Në banka shkollore nuk është ulur për afro dy vite. Kjo pasi, djali 14 vjeçar...

Moti i keq në Shqipëri, pezullohet mësimi në 77 shkolla

Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri ka njoftuar se, për shkak të situatës...

Reshjet e borës: Pezullohet mësimi në 77 shkolla në Shqipëri

Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri ka njoftuar se, për shkak të situatës...