Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka dhënë detaje për Projektligjin e pagave, i cili thotë se tanimë është diskutim paraprak.
Ajo thotë se me ligjin e ri do të ketë trajtim të barabartë të mësuesve klasorë dhe mësimdhënësve lëndorë në arsimin e mesëm të ulët.
Postimi i saj:
Qeveria e Republikës së Kosovës që nga fillimi e ka prioritet arsimin.
Për këtë arsye, të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë në Projektligjin e pagave, i cili tanimë është diskutim paraprak.
Me rastin e hartimit të Projektligjit janë marrë për bazë rekomandimet e MASHTI, si dhe janë trajtuar edhe ato kategori të punëtorëve të arsimit të cilat ishin lënë anash në ligjin e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.
Ky projektligj dallon shumë nga i ligji i mëhershëm, ndërsa efekti i drejtpërdrejtë i tij do të jetë përmirësimi i pozitës së punëtorëve të arsimit, motivimi i tyre për performancë sa më të mirë dhe drejtësi e barazi.
Ndër të tjera, Projektligji i pagave sjell:
-Koeficientë të dinjitetshëm për punonjësit e arsimit të të gjitha niveleve.
-Trajtim të barabartë të mësuesve klasorë dhe mësimdhënësve lëndorë në arsimin e mesëm të ulët.
-Shtesa në paga në bazë të kualifikimit dhe përgjegjsëve menaxheriale.
-Përcaktim të vlerës së koeficientit në bazë vjetore.
-Transparencë të plotë të pagave në sektorin publik.
Angazhimi i të gjithë neve duhet të jetë te fillimi i suksesshëm i vitit të ri shkollor me 1 shtator.