Kurti njofton se do të jepen nga 100 euro për fëmijë

- Advertisement5 -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se edhe sivjet do të mbështeten fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Postimi nga Kurti:

- Advertisement -

Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët.

Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët.

Sikurse çdo vit, edhe sivjet kemi vendosur të mbështesim fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove.

- Advertisement -

Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar punën tejmase, mirëpo ne e kemi bërë të pamundurën që edhe këtë vit të sigurojmë mbështetjen e fundvitit, e cila do të procedohet para natës së Vitit të Ri.

Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja!.