E premte, 20 Shtator, 2024

LAJMI I FUNDIT: Komuna e Dragashit siguron transport falas për të gjithë nxënësit

- Advertisement1-
  • Komuna e Dragashit që drejtohet nga Bexhet Xheladini do të sigurojë transport falas për të gjithë nxënësit e shkollave fillore të komunës dhe për ata që vijojnë mësimet në shkollë të mesme në Dragash.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Administratës, Vetim Ramadani, duke treguar në detaje për të gjitha relacionet mes fshatrave të Dragashit.

Ramadani ka thënë se kjo është “dhurata e shtatorit” dhe një premtim që Xheladini e ka mbajtur.

- Advertisement -

“Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Kryetari Bexhet Xheladini realizon edhe një premtim, duke siguruar transport pa pagesë”, ka shkruar Ramadani.

Njoftimi i plotë:

🎁𝒟𝒽𝓊𝓇𝒶𝓉𝒶 ℯ 𝒮𝒽𝓉𝒶𝓉ℴ𝓇𝒾𝓉
🚌𝐓𝐫𝐚𝐧𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭 𝐆𝐑𝐀𝐓𝐈𝐒 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐧𝐱𝐞̈𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐭🤍

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Kryetari Bexhet Xheladini realizon edhe një premtim, duke siguruar transport pa pagesë për:
🎒Nxënësit e Gjimnazit “Ruzhdi Berisha”.
Në relacionet:
📍Brezne-Dragash;
📍Zaplluxhe-Dragash;

🎒Nxënësit e Shkollave Fillore nga fshatrat e tyre(paralelet e ndara) drejt shkollave amë.
Në relacionet:
📍Pllajnik-Kosavë;
📍Kapre- Bellobrad;
📍Plavë-Llopushnik;
📍Rrenc-Dragash;
📍Zaplluxhe- Blaç;
📍Brezne- Llopushnik;
📍Zgatar- Blaç;
📍Buçe- Llopushnik;
📍Brrut- Bellobrad;
📍Buzes- Bresanë;
📍Zym- Bellobrad;
📍Xërxe- Dragash;

#FjalaJonëPuna
#QeverisjaXheladi1

- Advertisement -rrrrrrr

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...