LAJMI I FUNDIT: Kjo shkollë në Gjilan i jep fund grevës, nis mësimin

- Advertisement -

Shkolla e Ekonomisë “Marin Barleti” në Gjilan, ka filluar pjesërisht sot mësimin, kështu duke e ndërprerë grevën në arsim që ka filluar që nga 25 gushti shkruan Radio Star.

- paragrafi 1 -

Sipas burimeve të ‘Radios Star’, kjo shkollë ka vendosur të ndërprejë grevën dhe të filloj mësimin dhe kjo po bëhet për të mirën e nxënësve.

- Advertisement -

Ndërkohë që Ministria e Arsimit po bën thirrje të mbahet mësimin, SBASHK po vazhdon me kërkesën për rritje page prej 100 eurove derisa të hyjë në fuqi Projektligji për Pagat.