LAJMI I FUNDIT: Kërcënim për masakër në një shkollë

- Advertisement -

Kërcënimi i publikuar në rrjetet sociale se do të përgatitet një sulm i dhunshëm në një shkollë në Ulqin, ka ngritur në këmbë policinë e Malit të Zi.

- paragrafi 1 -

Mediat vendase bëjnë me dije se policia e Ulqinit prej ditës së djeshme është ngritur në këmbë në kërkim të të kërcënuesit anonim, ku theksohej se do të përgatitej masakër në shkollën fillore “Marshal Tito”.

- Advertisement -

Ndër të tjera thuhet se Europol ka njoftuar kolegët e tij nga Mali i Zi se kërcënimi është publikuar në internet. Sipas informacioneve jozyrtare, shërbimet ndërkombëtare të sigurisë nuk kanë pasur të dhëna për identitetin e personit që ka bërë të ditur kërcënimet dje, ndërsa kreu i policisë së Ulqinit, Arben Tagani, ka thënë se po kontrollojnë rastin dhe po e mbajnë gjithçka “nën kontroll”.

Duke qenë se ishte ditë pushimi për nxënësit, në shkollë ndodheshin vetëm disa punonjës të cilët dhe janë larguar nga godina pasi policia i ka njoftuar për kërcënimin.

Drejtoresha e shkollës, Medina Čoba, përmes një grupi të brendshëm në Viber, ka njoftuar kolegët e saj se Interpoli ka dërguar informacione se dikush po përgatit një masakër.

- Advertisement -

“Dikush ka kërcënuar se do të hyjë me armë zjarri dhe do të bëjë një masakër ndaj fëmijëve etj… Në shkollë deri tani kanë qenë komandantë nga policia e Tivarit dhe Ulqinit, kemi kontrolluar të gjitha, patrullat që po qarkullojnë…”, ka shkruar Čoba.

Ajo bëri thirrje për kujdes dhe që të gjithë personat e dyshimtë dhe të panjohur të lajmërohen menjëherë në polici.

Kreu i policisë, Tagani, theksoi se nuk ka vend për panik.

“Sigurisht, ne i besojmë gjithçka dhe e mbajmë nën kontroll. Është shumë e rëndësishme që njerëzit të mos kenë panik dhe të dinë që ne punojmë mirë dhe profesionalisht”.