E diel, 23 Shkurt, 2025

LAJMI I FUNDIT: Kërcënim për bombë në pesë shkolla

- Advertisement1-

Sot (26.10.2022) në SPB Shkup është denoncuar se email-adresat e pesë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.

“Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga zyrtarët policor janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

- Advertisement -

Portalb.mk bisedoi plotësisht me shërbimet e MPB-së të cilët informuan se në një pjesë të shkollave kontrolli ka mbaruar tërësisht, ndërkaq në pjesën tjetër po vijon.

Ende nuk dihet autori i dërgimit të porosive, hetimet vijojnë.

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme (UNSHM) ka shprehur shqetësim dhe apeloi për siguri më të madhe në shkolla.

Prej atje e kanë përshëndetur aksionin e shpejtë të shërbimeve të sigurisë dhe informuan se evakuimi në shkolla tërësisht është zbatuar, ndërkaq mësimi për nxënësit e ndërrimit të pasdites nuk do të mbahet.

“I ftojmë nxënësit të jenë të qetë pasi që paniku është armiku ynë më i madh në këto situata. Shërbimet e sigurisë dhe të shkollës të jenë profesional dhe metodik gjatë punës që të mbrohen nxënësit dhe të gjithë të përfshirët në procesin arsimor”, thuhet në kumtesën e UNSHM-së.

Kërcënimet e tilla për vendosje të bombave në shkolla, kohëve të fundit kanë filluar të jenë të shpeshta në vendet e rajonit. Raste të ngjashme u shënuan disa muaj më parë në Mal të Zi dhe Serbi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...