E enjte, 5 Dhjetor, 2024

LAJMI I FUNDIT: Jepet një propozim i ri për ndaljen e grevës në arsim

- Advertisement1-

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje i cili është pjesë e Komisionit për Arsim në të cilin raportuan sot ministrja Arbërie Nagavci e ministri Hekuran Murati, ka propozuar një ofertë të re për Sindikatën e Bashkuar të Arsimit në mënyrë që të ndërpritet greva në arsim.

Kryetari i Komisionit, Ardian Gola, ka dhënë një propozim për Sindikatën që t’i përdorin notat si protestë sindikale, që fëmijët të kthehen në shkolla. Kjo të vazhdojë, sipas Golës, derisa të gjendet një zgjidhje mes Qeverisë dhe BSPK-së.

- Advertisement -

Sipas Golës, duhet të ndërrohet mënyra e presionit për plotësimin e kërkesave, në mënyrë që të mbahet edhe mësimi dhe qeveria në të njëjtën kohë të bëjë përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

Ndaj kësaj kërkese ka reaguar Ymer Ymeri nga Këshilli Grevist, duke e pyetur deputetin Gola se a mendon që do të reflektojë Qeveria në rast se zbutet metoda e grevës në këtë formë.

Gola pastaj ka sqaruar edhe një herë propozimin e tij, dhe ka thënë që s’po kërkojnë përgjigje menjëherë.

“Mund të jetë një mjet i efektshëm si presion sindikal ndaj qeverisë”, ka thënë tutje Gola, duke i sqaruar Ymer Ymerit se kjo s’nënkupton që të heqin dorë nga kërkesat e tyre.

“Të jeni të bindur që do të jemi prapa jush”, ka thënë Gola.

“Do ta bisedojmë me anëtarësinë”, ka thënë një prej anëtareve të Këshillit Grevist.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndërkohë Ymer Ymeri i ka bërë thirrje Golës që të jetë prezent në takim për të dëgjuar se cfarë thonë anëtarët e sindikatës për propozimin.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ndodh edhe kjo: Hajni vjedh ditarët e një shkolle, kapet nga kamerat e sigurisë

Jo rrallëherë shkollat fillore e të mesme në vendin tonë, janë cak i hajnave...

Nagavci: Kontratat kolektive nuk mund të diskutohen në kohë fushate

Sindikata e Arsimit ka protestuar duke kërkuar nga Ministria e Arsimit nënshkrim të kontratës...

Ymeri nga SBASHK-u: Kushdo që vjen në Qeveri do përballet me ne

Sekretari i përgjithshëm i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, ka thënë se kushdo që të vijë...

Mësimdhënësi nga Vushtrria, Hajdin Islami fiton çmimin “Babai i Vitit 2024” në Kosovë

Sot në Prishtinë është bërë ndarja e çmimit vjetor "Babai i Vitit 2024" në...