Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se nga nesër do të fillojë ekzekutimi i shtesave për fëmijë me rritjen e miratuar prej 50%.
Kurti ka thënë se nga rritja e shtesave përfitojnë 400 mijë fëmijë.
“Pra: një familje me dy fëmijë, që ka marrë 40 euro, nga nesër do të marrë 60 euro; një familje me tre fëmijë, që ka marrë 90 euro, nga nesër do të marrë 135 euro”.
“Një familje me katër fëmijë, që ka marrë 120 euro, nga nesër do të marrë 180 euro, e kështu me radhë. Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!”, ka shkruar Kurti.