Dekretohet Ligji për Paga

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar Ligjin për Paga në Sektorin Publik, gjatë ditës së mërkurë, pra më 4 janar.

- paragrafi 1 -

Kjo është konfirmuar nga këshilltari për media, Bekim Kupina, i cili tha se ligji u pranua për shpallje, po ashtu, sot.

- Advertisement -

“Zyra e Presidentes ka pranuar për shpallje, Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, sot, më 4 janar 2023. Pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes, Presidentja Osmani e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, po sot, më 4 janar 2023.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, Ligji për Paga që u miratua në muajin dhjetor të vitit 2022 në Kuvendin e Kosovës, kishte shkaktuar reagime të shumta, pasiqë ende nuk dihet koeficienti.

85 deputetë ishin të pranishëm në sallë nga ta 63 votuan për Projektligjin për Paga.

- Advertisement -

“64 deputetë kanë votuar 63 për asnjë kundër dhe një abstenim, miratohet Projektligji për Paga në Sektorin Publik.” – kishte thënë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Partitë opozitare ndërkaq, nuk kishin marrë pjesë fare në votim.