LAJMI I FUNDIT: Dalin pagesat e para për librat

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se janë ekzekutuar 81.355 pagesat e para dhe po vazhdohet edhe me transfere tjera.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i saj:

- Advertisement -

Të dashur prindër dhe nxënës,

Po vazhdon aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-Kosova. Deri sot kanë aplikuar gjithsej 151.080 prindër.

Ndërkaq, lajm i mirë është se tashmë janë ekzekutuar 81.355 pagesat e para dhe po vazhdohet edhe me transfere tjera.

- Advertisement -

Të gjithë aplikantët do të verifikohen nga DKA-të në bashkëpunim me shkollat.

Asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore ndërsa çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për përfitim të këtyre mjeteve.