LAJMI I FUNDIT: Alarm për bombë në Rektoratin e UP-së

- Advertisement -

Në adresë të rektoratit thuhet se u ka shkuar një e-mail, ku janë kërcënuar me bombë.

- paragrafi 1 -

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ku i njëjti ka bërë të ditur se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes një emaili.

- Advertisement -

“Rreth orës 16:00, është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike”, tha Borovci për Reporteri.net.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.