E enjte, 28 Nëntor, 2024

LAJMI I FUNDIT: Aksion në shkollat e Kosovës, konfiskohen 32 armë të ftohta

- Advertisement1-

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zbatimin e urdhrit operativ “Siguria në shkolla dhe kundër drogave”.

Sipas policisë, brenda katër javëve në kuadër të këtij aksioni kanë evidentuar 53 incidente në hapësirat e shkollave dhe afër tyre.

- Advertisement -

Po ashtu policia ka njoftuar për 79 intervenime policore, 20 persona të lënduar, 69 të arrestuar dhe konfiskim të 32 armëve të ftohta dhe mjeteve tjera të ndaluara.

Njoftimi i plotë:

Brenda një muaji, katër javëve (7 marsi – 3 prill 2022), në zbatim të këtij urdhri, janë evidentuar këto të dhëna:

53 incidente në hapësirat e shkollave dhe afër tyre,

79 intervenime policore,

20 persona të lënduar,

- Advertisement -rrrrrrr

69 të dyshuar të arrestuar,

32 armë (armë të ftohta dhe mjete tjerë të ndaluara) të konfiskuara dhe

1860 takime të realizuara me përfaqësues të shkollave.

Policia e Kosovës në zbatim të ‘Planit Zhvillimor Strategjik 2021-2025’, dhe ‘Strategjia e Integruar e Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi 2021-2025’, ka hartuar dhe ka filluar së zbatuari një Urdhër Operativ ‘Siguria në shkolla & Stop drogave në shkolla’ në të cilin parashihen detyra e aktivitete konkrete për zyrtarët policorë të përfshirë në zbatim të këtij urdhri.

Qëllimet kryesore që policia synon t’i arrijë me hartimin dhe zbatimin e këtij urdhri, ndër të tjera janë edhe: krijimi i një klime më të sigurt për nxënësit, personelin arsimor në të gjitha nivelet arsimore, bashkërendimi i aktiviteteve ndër-institucionale, parandalimi dhe zvogëlimi i incidenteve në shkolla dhe objekte e rrethinë afër shkollave, parandalimi, identifikimi, arrestimi i shpërndarësve të narkotikëve, identifikimi dhe marrja e masave ndaj personave që nuk janë nxënës, e që sillen afër shkollave dhe në hapësira të shkollave, hetimi dhe zbulimi i veprave penale që kryhen në këto hapësira, siguria në trafik afër shkollave etj.

Me këtë urdhër koordinohen aktivitet mes njësiteve policore të stacioneve policore, hetuesve policorë dhe zyrtarëve që merren me hetimin e trafikimit me narkotik e zyrtarëve policorë në rroba civile. Po ashtu, aktivitetet policore do të jenë në bashkëveprim e koordinim me menaxher të shkollave, Drejtoritë Komunale të Arsimit, Këshillat e Prindërve etj.

Brenda një muaji, katër javëve (7 marsi – 3 prill 2022), në zbatim të këtij urdhri, janë evidentuar këto të dhëna:

53 incidente në hapësirat e shkollave dhe afër tyre,
79 intervenime policore,
20 persona të lënduar,
69 të dyshuar të arrestuar,
32 armë (armë të ftohta dhe mjete tjerë të ndaluara) të konfiskuara dhe
1860 takime të realizuara me përfaqësues të shkollave.

Policia do të vazhdojë aktivitetet në zbatim të këtij urdhri, me këtë rast kërkohet bashkëpunim me të gjithë në parandalimin dhe arrestimin e të gjitha atyre që përfshihen në veprimtari penale dhe në incidente tjera.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Babë, ma kanë vra mësuesin”, rrëfimi prekës nga Llausha

“Babë ma kanë vra mësuesin”, i citon fjalët e djalit të tij, Bejt Geci,...

Senati i UP-së krijon komision për hetimin e ngritjeve akademike dhe rektorëve

Më 27 nëtor 2024, në mbledhjen e nëntë të Senatit të Universitetit të Prishtinës,...

Profesori Shani Paqarizi nga Malisheva me punim fantastik për 28 Nëntorin

Sot festojnë 28 Nëntorin shqiptarët kudo që janë. Për nder të 28 Nëntorit, në të...

Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen të hyjë në shkollë me veshje kombëtare

Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi dje nxënësen 11-vjeçare të...