E premte, 20 Shtator, 2024

Lajmërohet sërish Rrahman Jasharaj pasi njoftoi për vazhdimin e grevës

- Advertisement1-

Ende nuk ka asnjë marrëveshje mes sindikalistëve dhe Qeverisë, ndërkohë që SBASHK-u pas takimeve konsultative me kryetarët e niveleve komunale sindikale dhe të universiteteve, ka bërë të ditur se greva e nisur në arsim më 25 gusht do të vazhdojë.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj thotë se kurdo që të ketë marrëveshje, greva do të mbyllet para mediave.

- Advertisement -

“Nuk ka asnjë marrëveshje. Greva është shpallur nga BSPK para medieve dhe përfundimi i saj kurdo që do të ketë marrëveshje do të mbyllet në prani të medieve”, thotë ai.

Në anën tjetër, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u ka bërë thirrje mësimdhënësve që të nesër t’u kthehen shkollave për mësim.

Thirrja e saj vije pasi nga SBASHK-u njoftuan për vazhdimin e grevës.

Nagavci thotë se SBASHK-u po refuzon bashkëpunimin me Qeverinë, ka dështuar dhe refuzuar edhe rolin ndërmjetësues të Presidentes e tash së fundi edhe të Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj bën thirrje që të dy palët të gjejnë zgjidhje për të dal nga kjo situatë.

Avokati i Popullit konstaton se në situatën e krijuar e drejta për arsim si e drejtë kushtetuese nuk është duke u respektuar, se fëmijëve po ju cenohet kjo e drejtë dhe janë duke u privuar nga e drejta për edukim dhe arsimim, e kjo do të ketë pasoja të rënda për fëmijët dhe për vendin./

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...