Shkolla “Dardania” në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë nga Komuna e Prishtinës, shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla njofton se ky investim i rëndësishëm do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi më të rregullt dhe të organizuar për të gjithë nxënësit.
Postimi i shkollës:
Faleminderit Komunës për Investimin në Shkollën Tonë! 🙌
Me kënaqësi dhe mirënjohje të thellë, njoftojmë se shkolla jonë ka pranuar rreth 2200 dollapë të rinj për nxënësit, të dhuruar nga Komuna.
Ky investim i rëndësishëm do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi më të rregullt dhe të organizuar për të gjithë nxënësit tanë.
Në emër të stafit, nxënësve dhe prindërve, shprehim falënderimet tona më të sinqerta për Komunën dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë projekt. Së bashku, po e bëjmë shkollën tonë një vend më të mirë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar! 📚✨