Lajm shumë i mirë për dy shkolla të mëdha në Prishtinë

- Advertisement -

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, ka njoftuar se me mbështetjen e Bankës Gjermane për Zhvillim – KfW, po hyjnë në fazën përgatitore për renovimin e plotë të dy shkollave më të mëdha në Prishtinë – “Ismail Qemali” dhe “Hasan Prishtina”, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i tij i plotë:

- Advertisement -

SUPER LAJM për Prishtinën dhe arsimin në Kryeqytet!

📢 Me kënaqësi ndajmë një lajm shumë të mirëpritur për komunitetin tonë arsimor:
Me mbështetjen e Bankës Gjermane për Zhvillim – KfW, po hyjmë në fazën përgatitore për renovimin e plotë të dy shkollave më të mëdha në Prishtinë – “Ismail Qemali” dhe “Hasan Prishtina”🏢🛠.

Këto dy objekte arsimore kanë nevojë të madhe për ndërhyrje tash e sa kohë, dhe investimi i ardhshëm do të sjellë ndërtesa më funksionale, efikase në energji dhe me kushte shumë më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.

- Advertisement -

Sot vizituam shkollën “Ismail Qemali” për të vlerësuar nga afër gjendjen dhe për të koordinuar përgatitjet finale.

🔜 Renovimeve që pritet të nisin në pranverën e vitit të ardhshëm, do t’u paraprij një ri-organizim i përkohshëm i gjithë kësaj zone të kryeqytetit, në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin dhe menaxhmentin e shkollave, në mënyrë që punimet mos të mbajnë nxënësit asnjë ditë të larg bankave shkollore.