Lajm shumë i mirë: Nis mësimi i gjuhës shqipe në Antwerpen të Belgjikës

- Advertisement -

Ka nisur sot mësimi i gjuhës shqipe në Antwerpen të Belgjikës. Kështu ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, Ismet Ademi, kryetar i Shoqatës ‘Iliriada’, shkruan AlbanianEducation.net.

Ai ju ka bërë thirrje të gjithë bashkëmoshatarëve të këtyre nxënësve që t’iu bashkohen në këtë nismë për mësimin e gjuhës amtare.

- Advertisement -

Mësimi mbahet çdo të diel, ora 11:00-14:00.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Të dashur bashkëkombas,

Sot zhvilluam me sukses ditën e parë të mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe jemi të lumtur që klasat ishin të mbushura plot me nxënës entuziastë.

A ka gjë më të bukur se të shohësh fëmijët tanë të bashkuar për të mësuar gjuhën e nënës, gjuhën tonë të bukur shqipe?

Kjo shkollë është një arritje e madhe që na gëzon të gjithëve. Pas një pune të gjatë përgatitore nga Departamenti i Arsimit dhe kryesia e Shoqatës “Iliriada”, gjithçka shkoi me sukses.

Ishte emocionuese të shihnim buzëqeshjet në sytë e fëmijëve dhe dëshirën e tyre të madhe për të folur, lexuar dhe shkruar në shqip.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, Departamentin e Arsimit dhe anëtarët e Shoqatës “Iliriada” për angazhimin dhe përkushtimin.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje të gjithë bashkëmoshatarëve të këtyre nxënësve që të na bashkohen në këtë nismë për mësimin e gjuhës amtare.

Ju kujtojmë që takimet zhvillohen çdo të diel, ora 11:00-14:00, në adresën: Italialei 171, Antwerpen.
Me respekt,
Kryetari i Shoqatës
Ismet Ademi