Lajm me rëndësi për regjistrimet e nxënësve në klasë të parë dhe të dhjetë

- Advertisement -

Regjistrimet e nxënësve në klasë të parë dhe të dhjetë do të bëhen përmes platformës e-Albania.

- paragrafi 1 -

Një vit më parë kjo mënyrë regjistrimi u aplikua vetëm në 182 shkolla, ndërsa këtë vit do të përfshijë të gjitha shkollat e vendit.

- Advertisement -

Afatet e regjistrimit do të jenë si më poshtë:

Për klasat e para 4 – 17 korrik.

Për klasat e dhjeta 12 – 24 korrik.

- Advertisement -

Çdo prind apo kujdestar ligjor pasi të hyjë në llogarinë e tij në portal, duhet të plotësojë formularin e aplikimit, të përzgjedhë me saktësi njësinë administrative, rrugën dhe shkollën që shfaqet në sistem.