E martë, 25 Shkurt, 2025

LAJM JO I MIRË: 1 shtatori mund të nisë pa libra

- Advertisement1-

Megjithëse kanë mbetur vetëm edhe dy javë deri me 1 shtator, kur fillon viti i ri shkollor, tekstet mësimore nuk dihet se kur do të dërgohen në shkolla.

Madje në Ministrinë e Arsimit kanë dhënë krejt pak detaje se çka po ndodhë në lidhje me këtë vonesë duke theksuar se “shpresojnë” të mos kenë vonesa.

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një konferencë për media bëri me dije se nga ekipi që merret me kontratat për blerjen e teksteve ka mësuar se ka anomali me çmimet që shkojnë deri në 15 euro.

Nagavci u pyet nga Klani nëse mund të premtojë që me 1 shtator do ketë tekste, megjithatë diçka të tillë nuk bëri e para e dikasterit, e cila paralajmëroi një tjetër konferencë në ditët në vijim që do i kushtohet çështjeve të teksteve.

Për furnizim të shpejtë me libra një kërkesë i bëri Asociacioni i Komunave të Kosovës, të cilët kanë konstatuar se kjo vonesë mund të ndikojë në fillimin e procesit.

Kurdo që do të shkojnë në shkolla, drejtoritë janë paralajmëruar se tekste do ketë vetëm për klasat 1-5, kjo anise në fund të qershorit Klanit i ishte thënë nga Ministria se libra të reja do ketë për të gjithë nga 1 deri në 9.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Afërdita Kçiku, zgjedhet mësimdhënësja më e dalluar në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë

Afërdita Kçiku, është zgjedhur mëimdhënësja e dalluar për vitin 2024/2025 në shkollën "Xhavit Ahmeti"...

Diturije Hajdini, zgjedhet mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Mitrush Kuteli”, në Prishtinë

Shkolla "Mitrush Kuteli", në Prishtinë ka zgjedhur Diturije Hajdini, mësimdhënëse meritore, për vitin shkollor...

Mësuesja Mirishahe Jusufi, një kontribut të rëndësishëm në procesin arsimor

Mirishahe Jusufi, e lindur më 10.06.1971, ka filluar karrierën e saj si mësimdhënëse më...

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...