Një lajm i mrekullueshëm për komunitetin arsimor të Prizrenit.
Në Gjimnazin “Gjon Buzuku” u realizua me sukses një projekt i rëndësishëm i mbështetur nga KFOR-i Turk, i cili ka sjellë përmirësime të dukshme në infrastrukturën shkollore.
Projekti përfshin furnizimin me:
✅ 210 karrige për nxënës,
✅ 102 banka-tavolina,
✅ 6 tavolina për mësimdhënës, dhe
✅ 6 karrige për mësimdhënës.
Ky investim synon krijimin e një ambienti modern, të rehatshëm dhe motivues për nxënësit dhe stafin pedagogjik, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së procesit mësimor.
Drejtoria e shkollës ka shprehur mirënjohje të veçantë për KFOR-in Turk, për mbështetjen dhe besimin e dhënë në përmirësimin e kushteve të mësimit. Një falënderim i posaçëm iu drejtua edhe profesorit Akif Koro, për kontributin dhe angazhimin e tij profesional në implementimin e suksesshëm të projektit.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të shkollës sonë. Me përkushtim dhe vizion të qartë, do të vazhdojmë me projektet e radhës për t’u siguruar që nxënësit tanë të kenë kushte sa më të mira për mësim,” – u shpreh drejtoria e Gjimnazit “Gjon Buzuku”.
Kjo nismë dëshmon edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në avancimin e arsimit në vend.