E diel, 24 Nëntor, 2024

Lajm i mirë: Zbulohet një vaksinë kundër Covid-19, të mbron 90%

- Advertisement1-

Vaksina e parë e koronavirusit mund të parandalojë deri në 90% prekjen nga COVID-19. Ky është rezultati i një studimi paraprak rreth vaksinës së koronavirusit.

Zhvilluesit e kësaj vaksine, Pfizer dhe BioNTech, kanë thënë se kjo është në ditë e madhe për shkencën dhe njerëzimin.

- Advertisement -

Vaksina e tyre është testuar në 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe nuk janë ngritur shqetësime për sigurinë. Kompanitë planifikojnë të aplikojnë për miratim emergjent që vaksina të jetë në përdorim në fund të muajit.

Vaksina shihet si mënyra më e mirë për të dalë nga pandemia dhe të mos ketë më kufizime për lëvizjen e qytetarëve.

Provat e mëparshme kanë treguar që vaksina përdor trupin e njeriut për të krijuar antitrupa dhe ndihmojnë sistemin imunitar dhe qelizat T të cilat luftojnë koronavirusin.

Për të pasur rezultuar nevojiten 2 doza në një afat kohor 3 javë njëra nga tjetra. Provat janë kryer në SHBA, Gjermani, Brazil, Argjentinë, Afrikë të Jugut dhe Turqi dhe tregojnë se mbrojtja prej 90% arrihet shtatë ditë pas dozës së dytë.

Por për të pasur rezultate ka shumë sfida, pasi vaksina duhet të mbahet në ambiente shumë të ftohta deri në minus 80 gradë celsius. Por kompanitë ende nuk kanë një përgjigje se sa zgjat iminuteti i kësaj vaksine në mosha të ndryshme.

Albert Bourla, drejtues i Pfizer, tha se janë në një hap të rëndësishëm për t’u ofruar njerëzve në të gjithë botën një përparim shumë të nevojshëm për të ndihmuar në dhënien fund të kësaj krize globale shëndetësore.

- Advertisement -rrrrrrr

Nga ana tjetër profesor Ugur Sahin, një nga themeluesit e BioNTech, i përshkroi rezultatet si një “moment historik”. Të dhënat e paraqitura nuk janë analiza përfundimtare, pasi përfundimet bazohen në 94 vullnetarët e parë pozitiv me COVID dhe vaksina ka qenë shumë efektive.

Kompanitë thonë se do të kenë të dhëna të mjaftueshme të sigurisë deri në javën e tretë të nëntorit për të çuar vaksinën në instancat e tjera. Vaksina e ‘Pfizer’ dhe ‘BioNTech’ po planifikon të prodhojë 50 milionë doza deri në fund të këtij viti rreth 1.3 miliardë në fund të 2021

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...