Lajm i mirë: Të gjitha klasët në shkollën “Dardania” në Prishtinë bëhen me smartboard

- Advertisement -

Shkolla “Dardania” në Prishtinë është digjitalizuar plotësisht, pasi tashmë të gjitha klasat kanë smartboard, shkruan AlbanianEducation.net.

Postimi i shkollës:

- Advertisement -

Njoftim i Rëndësishëm!

Me kënaqësi ju informojmë se shkolla jonë tashmë është plotësisht e digjitalizuar, duke ofruar smartboard në të gjitha klasat!

Ky investim, i mundësuar nga Komuna e Prishtinës, Kryetar i Komunës z. Perparim Rama Drejtoria e Arsimit dhe Nënkryetare e Komunës znj.Jehona Lushaku Sadriu në bashkëpunim me UNDP, ka për qëllim rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit përmes teknologjisë moderne.

- Advertisement -

Falënderim i veçantë për drejtorin e shkollës, z. Besim Gashi, për përkushtimin e tij të rëndësishëm në realizimin e këtij projekti dhe shumë projekteve të tjera. Ai është i lumtur për këtë arritje dhe për përmirësimin e kushteve në shkollën tonë.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen!