E diel, 23 Shkurt, 2025

Lajm i mirë: Tabela të mençura në të gjitha shkollat e Kosovës

- Advertisement1-

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka njoftuar se të gjitha shkollat e Kosovës janë bërë me tabela të mençura, shkruan AlbanianaEducation.net.

Ai ka njoftuar se projekti për blerjen e 40 tabelave të mençura ka kushtuar 38 000 euro dhe do të pajisen të gjitha shkollat fillore dhe të mesme.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Pajisja e shkollave me tabela të mençura, për t`ju përgjigjur ndryshimeve pozitive të teknologjisë informative në qasjen e mësimdhënies dhe mësimnxënies, ka qenë një nga premtimet e mia elektorale që tashmë po përmbushet.

Një nga shkollat e para që është pajisur me tabelë të mençur është SHFMU “Motrat Qiriazi” në Klinë, ku sot bashkë me drejtorin e Arsimit, Qemajl Sejdija, kemi parë nga afër mënyrën e funksionimit dhe realizimin e një ore mësimore me tabelë të mençur(SmartBoard).

Projekti për blerjen e 40 tabelave të mençura ka kushtuar 38 000 euro dhe do të pajisen të gjitha shkollat fillore dhe të mesme.

Me qëllim që shkollat të kenë më shumë se një tabelë të mençur, të cilat janë të dizajnuara që të inkurajojnë bashkëpunimin e fokusim më të madh te nxënësit dhe do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e cilësisë në arsim, kemi planifikuar që këtë vit të vazhdojmë me blerjen edhe të tabelave tjera.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....