Lajm i mirë: Shtohet edhe një klasë e re e mësimit të gjuhës shqipe në Gjermani

- Advertisement -

Të enjten, më datë 13 nëntor 2025, në Pfaffenhofen u zhvillua ceremonia zyrtare e hapjes së klasës së re të mësimit plotësues në gjuhën shqipe nën organizimin e LAPSH-it.

- paragrafi 1 -

Kjo ngjarje përbën një moment të veçantë për komunitetin shqiptar të zonës dhe përpjekjet e tij për të ruajtur e promovuar gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar tek brezi i ri.

- Advertisement -

Klasën e re do ta udhëheqë mësuesja Albana Kasumi-Dashi, e cila u prit me entuziazëm nga prindërit dhe nxënësit. Gjatë ceremonisë u theksua rëndësia e madhe e përkrahjes së prindërve, të cilët me bashkëpunimin dhe përkushtimin e tyre bënë të mundur hapjen e kësaj klase që pritet të shërbejë si një vatër e re e gjuhës shqipe në Gjermani.

Në përfundim të takimit, nxënësit u pajisën me librat shkollorë, duke shënuar kështu fillimin zyrtar të një rrugëtimi të ri arsimor në gjuhën e nënës.

Mësimi zhvillohet çdo të enjte, në orën 13:30, nën kujdesin profesional të mësueses Albana Kasumi-Dashi.

- Advertisement -

Adresa e zhvillimit të mësimit:
Musikschule – Haus der Begegnung
Hauptplatz 47
85276 Pfaffenhofen a. d. Ilm

/albinfo.ch.