Lajm i mirë: Shkolla “Shkëndija” në Hajvali pajiset me klima në çdo klasë falë donacionit nga GNTC

- Advertisement -

Shkolla fillore “Shkëndija” në Hajvali ka përfituar një donacion në vlerë prej 5,400 eurosh nga Fondacioni GNTC, përmes të cilit është bërë e mundur pajisja e çdo klase të shkollës me nga një klimë – gjithsej 18 njësi, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në ceremoninë e dorëzimit të donacionit morën pjesë përfaqësues të shkollës, zyrtari nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA), Arber Gashi, si dhe kryetarja e Këshillit të Drejtorisë së Shkollës (KDSH), imete Islami Abdyli.

- Advertisement -

Drejtoresha e shkollës, Minire Berisha, deklaroi se ky donacion është rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm të stafit për përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin dhe partnerët që mbështesin arsimin si themel të zhvillimit të brezave të rinj.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Një hap i madh drejt kushteve më të mira për nxënësit tanë!

Sot është një ditë shumë e veçantë për Shkollën Fillore “Shkendija” – Hajvali, pasi kemi marrë një donacion të jashtëzakonshëm në vlerë prej 5,400 € nga Fondacioni GNTC, që na ka mundësuar të pajisemi me 18 klima në çdo klasë të shkollës!

Përse ky donacion është i rëndësishëm për shkollën, përmirëson kushtet e mësimdhënies

Siguron komoditet për nxënësit dhe mësuesit

Krijon një ambient të rehatshëm gjatë gjithë vitit

Në ceremoninë e dorëzimit morën pjesë edhe zyrtari nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA), z. Arber Gashi, si dhe kryetarja e KDSH-së, së shkollës znj. Kimete Islami Abdyli, e cila gjithmonë e ka vlerësuar dhe mbështetur punën e përditshme të shkollës sonë
Drejtoresha e shkollës, Minire Berisha, thekson se ky donacion është rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm të stafit për të krijuar kushte sa më të mira për nxënësit dhe për zhvillimin e procesit mësimor. Ajo gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e mbështetjes nga komuniteti dhe partnerët që besojnë tek arsimi si themeli i së ardhmes së brezit të ri.

Ky moment nuk është vetëm një akt formal, është një dëshmi e përpjekjes së përbashkët për të bërë shkollën tonë vend më të mirë për çdo nxënës. Çdo klasë tani do të ketë klimë të re, duke e bërë ambientin më të rehatshëm gjatë ditëve të nxehta apo të ftohta dhe duke mundësuar që nxënësit të përqendrohen më mirë në mësim.

Faleminderit nga zemra Fondacionit GNTC për bujarinë, përkushtimin dhe besimin në arsimin tonë! Ky donacion është një hap i madh përpara dhe na motivon të vazhdojmë të punojmë për krijimin e kushteve optimale për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë.

577056372 1435397761927749 984588502733013059 n

577826394 1435403448593847 5370921412055205714 n

5