Lajm i mirë: Shkolla NYSS do të aktivizojë Klubin e Matematikës dhe Klubin e Fizikës

- Advertisement -

Shkolla New York School of Science in Kosova (NYSS), duke filluar nga viti i ri shkollor, do të aktivizojë në kapacitete të plota dy klube të dedikuara për nxënësit e talentuar: Klubin e Matematikës dhe Klubin e Fizikës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Që nga java e parë e shtatorit, nxënësit me prirje të veçanta në këto fusha do të kenë të strukturuara trajnimet e tyre brenda orarit mësimor, duke iu mundësuar zhvillim të avancuar në këto fusha e në veçanti në fushën e olimpiadave ndërkombëtare.

- Advertisement -

Si një shkollë elitare e shkencës, me staf akademik tejet cilësor, NYSS do të angazhojë të gjitha kapacitetet e saj në shërbim të këtyre talenteve, duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për rritjen dhe afirmimin e tyre në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.