Për herë të parë, në shkollën “Dëshmorët e Zhurit” u realizua projekti i kabinetit të Shkencave Natyrore.
Ky kabinet do t’u shërbejë brezave të rinj për të mësuar, eksperimentuar dhe zbuluar botën e shkencës në kushte më të mira.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të mësimdhënies dhe zhvillimit të nxënësve tanë në fushën e dijeve shkencore. Shprehim mirënjohjen dhe falënderimet tona më të sinqerta për Drejtoreshën e Arsimit, znj. Luljeta Veselaj-Gutaj, për mbështetjen dhe përkushtimin e treguar që ky projekt të bëhet realitet”, thuhet tutje në njoftimin zyrtar në faqen e shkollës.