Lajm i mirë: Shkolla “Dardania” në Prishtinë bëhet me 126 dollapë për mësimdhënës

- Advertisement -

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë i ka dhuruar 126 dollapë shkollës “Dardania” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Falenderim për Komunen e Prishtinës dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit,përkatsisht për znj.Jehona Lushaku Sadriu!

Në emër të shkollës dhe stafit të mësimdhënësve, ju falënderojmë përzemërsisht për mbështetjen tuaj dhe kontributin e çmuar me dhurimin e 126 dollapëve për të gjithë mësimdhënësit.

Ky gjest i juaji përmirëson ndjeshëm kushtet e punës dhe dëshmon përkushtimin tuaj ndaj arsimimit dhe mirëqenies së stafit tonë.

- Advertisement -

Me respekt dhe mirënjohje të veçantë,

Drejtoria e Shkollës “Dardania”