- Advertisement1-
Studentët mitrovicas tani do të kenë mundësi më të mëdha për të qenë përfitues të një burse.
Kjo pasi numri i bursave për studentët dhe nxënësit mitrovicas është rritur.
- Advertisement -
Me propozim të kryetarit të Komunës, Bedri Hamza ky numër është rritur nga 80 bursa në 180.
10 nga këto bursa do jenë për komunitete si dhe do të ketë mbështetje financiare në formë bursave edhe për 50 nxënës nga SHML e teknikës.
Propozimi i kryetarit gjeti mbështetje unanime nga anëtarët e Asamblesë Komunale.