LAJM I MIRË: Rriten shtesat për fëmijët

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se janë rritur shtesat për fëmijë.

- paragrafi 1 -

Kurti ka thënë se në vitin e 4 të Qeverisjes, ka sjellë rritje të shtesave.

- Advertisement -

“Skemën e shtesave për fëmijë po e sjellim me rritje të shtesave, që po dyfishojmë e trefishjojmë. Fëmijën e parë e të dytë, shtesat për muaj 20 euro për secilin, ndërsa për nëna me 3 fëmijë, nga 30 euro për secilin. Një nënë me 3 fëmijë, merr 90 euro në muaj”, tha Kurti.

Qeveria jonë, tha Kurti, është e përkushtuar për fëmijët dhe nënat.

1 fëmijë 20 euro

- Advertisement -

2 fëmijë nga 20 euro / 40 euro në muaj

3 fëmijë nga 30 euro / 90 euro më muaj

4 fëmijë nga 30 euro / 120 euro në muaj

5 fëmijë nga 30 euro / 150 euro në muaj.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha mbi 403 mijë marrin shtesa.