E premte, 21 Shkurt, 2025

Lajm i mirë: Qeveria merr vendim për ndarjen nga 100 euro për të gjithë fëmijët

- Advertisement1-

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të kabintetit qeveritar ka bërë me dije se Qeveria ka marrë vendim që të ndahen nga 100 euro për të gjithë fëmijët në vend.

Kurti ka bërë të ditur se sivjet Qeveria dëshiron që të gjithë fëmijët të mbështeten me nga 100 euro.

- Advertisement -

“Kam kënaqësinë që sot do të miratojmë një vendim i cili përmbushë një premtim tonin të radhës. Është fjala për subvencionimin e të gjithë fëmijëve, bazuar në të ardhurat e familjes. Kemi premtuar që çdo vit, secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro, varësisht nga të ardhurat e prindërve”.

“Sivjet kemi vendosur që të gjithë fëmijët, pa dallim, të fitojnë nga skema dhe shuma të jetë 100 euro. Planifikojmë që kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje, duke filluar zbatimin e deklarimit të të ardhurave vjetore nga të gjithë prindërit përfitues, ashtu që të ketë edhe dallim në mbështetje. Për ata që kanë më pak të ardhura, natyrisht se përfitojnë më shumë”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...

Pensionohet arsimtari i lëndës së matematikës, Ali Bytyçi nga Rahoveci

Është pensionuar arsimtari i lëndës së matematikës Ali Bytyçi nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi i...

Pensionohohen mësimdhënësit Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta...