E diel, 23 Shkurt, 2025

Lajm i mirë: Punëtorëve teknikë të shkollave të Prishtinës u rriten pagat, ndërpresin grevën

- Advertisement1-

Është arritur marrëveshja mes Komunës së Prishtinës dhe Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat në lidhje me kërkesat dhe nevojat e punëtorëve teknikë të prezantuara nga kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi.

Në takimin mes Azemit dhe nënkryetares së Kryeqytetit dhe U.D të Drejtores së Drejtorisë së Arsimit, Jehona Lushaku gjatë ditës, u tha se greva e këtyre punëtorëve do të ndërpritet.

- Advertisement -

Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, është vendosur që greva e punëtorëve të mirëmbajtjes të ndërpritet, duke lejuar që shkollat të funksionojnë normalisht dhe të sigurojnë një mjedis të sigurt dhe të pastër për nxënësit e kryeqytetit.

“Me urgjencë kam trajtuar çështjen e grevës së punëtorëve teknik në objektet shkollore të Kryeqytetit. Me këtë rast pas takimit me kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, z. Jusuf Azemi, u pajtuam për ndërpreje të grevës nga nesër meqë kërkesa e tyre është plotësuar. U dakorduam që të plotësohen kushtet e kërkuara, ku përfshihet rritja e pagave”, deklaroi nënkryetarja Lushaku

Kjo rritje e pagave, sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, është një përgjigje konkrete ndaj kërkesave të tyre dhe një shprehje e vlerësimit të punës së tyre të palodhur dhe të rëndësishme për mirëmbajtjen e ambienteve shkollore.

Sipas njoftimit, thuhet se kjo marrëveshje tregon përmirësimin e dialogut social dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet qeverisjes lokale dhe punëtorëve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...